Nuk keni nevojë më të rendni pranë gjykatave, ja si mund të “gjurmoni një çështje gjyqësore”

1759
Çështjet gjyqësore mund t’i gjurmoni nga kompjuteri i shtëpisë. Kështu në një njoftim të fundit të “e-Albania” thuhet se nëse ke një proces gjyqësor ku je palë apo i interesuar do të duhet të mbetesh i azhornuar me zhvillimet dhe ecurinë e procesit. “Avokati ose qëndrimi pranë gjykatës marrin para dhe kohë.
Tani është fare e thjeshtë për të gjithë. Me portalin unik qeveritar “e-Albania” kushdo mund të gjurmojë çështjen gjyqësore që ka interes apo është palë, vetëm përmes një numri protokolli.”
Shërbimi “Gjurmimi i çështjeve gjyqësore” e thjeshton gjurmimin nga qytetari dhe është i vlefshëm për 12 kategori dhe 29 gjykata në mbarë Shqipërinë. Më tej akoma: Ju mund të hyni në sistem për të parë në çdo orë të ditës gjatë gjithë javës, ku në e-Albania, mjafton një klik.
Ky shërbim elektronik mundëson ndjekjen/gjurmimin e çështjeve gjyqësore nëpërmjet sistemit informatik të Gjykatave për Menaxhimin e Çështjeve Civile dhe Penale (CCMIS dhe ICMIS)
Çështjet të cilat mund të gjurmohen janë:
Civile të përgjithshme
Çështje familjare
Çështje administrative
Çështje tregtare
Çështje penale themeli
Çështje penale në fazën e hetimit
Çështje penale të veçanta
Çështje penale në fazën e ekzekutimit
Çështje civile të veçanta
Çështje penale rishikim mase mjekësore
Çështje penale me të mitur
Çështje penale ushtarake
Gjykatat që ofrojnë shërbimi janë:
Gjykata e Apelit, Durrës
Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Durrës
Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Kavajë
Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Elbasan
Gjykata e Apelit, Gjirokastër
Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Gjirokastër
Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Përmet
Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Sarandë
Gjykata e Apelit, Tiranë
Gjykata e Rrethit Gjyqësor ,Tiranë
Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Dibër
Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Krujë
Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Kurbin
Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Mat
Gjykata e Apelit, Korçë
Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Korçë
Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Pogradec
Gjykata e Apelit, Shkodër
Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Shkodër
Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Pukë
Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Lezhë
Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Tropojë
Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Kukës
Gjykata e Apelit, Vlorë
Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Vlorë
Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Fier
Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Berat
Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Lushnje
Gjykata e Krimeve të Rënda
Hapat e procedurës
Hapat që duhet të ndiqen për të marrë shërbimin “Gjurmimi i çështjeve gjyqësore”:
-logimi në portal
-vendosja e numrit të çështjes (merret nga gjykata) sipas formatit të mëposhtëm: Formati i numrit të çështjes: xxxxx-yyyyy-zz-aaaa
Sigal