Nuk kanë të mbaruar tenderët në mjekësinë shqiptare. Edhe 4.6 miliardë lekë të tjera për pajisjet

430
Taksat e shqiptarëve, përfundojnë si shpërblime klienteliste dhe ryshfete nën maskën e tenderëve abuzivë
Ministria e Shëndetësisë, tender 4.6 miliardë lekë për mirëmbajtjen e pajisjeve mjekësore
Vjollca KUTA
Është një botim shtetërore me emrin “Buletin i Prokurimeve Publike” që del çdo javë, brenda të cilit groposen miliarda lekë në formë njoftime tenderësh për shpallje, procedura e fitues fondesh financiare publike për blerje dhe shërbime, financuar në adresim institucionesh e prej institucioneve të shtetit. Ky buletin zyrtar, organ publikimi i APP, sipas një investigimi të gazetës “Telegraf”, shpesh përdoret edhe për të fshehur, “përpunuar” e justifikuar krimet ekonomike-financiare, ligjore e administrative që bëhen me njoftimet e tenderëve, me anulimet e tyre, me vlerat fiktive të ofruara nga ofertuesit dhe subjektet private, si dhe me datat e garave e të shpalljes së fituesve, me synim për të zyrtarizuar pazaret që bëhen me tenderët. Por ka edhe një element tjetër, që maskohet në “Buletinin e Prokurimeve Publike”. Është fjala për shpallje tenderësh, nëpërmjet të cilëve justifikohen miliardat që harxhohen nga taksat e shqiptarëve për shërbime, blerje, investime shpenzime absurde, deri në zhvatje fondesh me “letra zyrtare”. Sot po publikojmë vetëm 4 raste tipike tenderësh abuzivë me fondet publikë, të shpallur në “Buletinin e prokurimeve Publike” Nr. 6, datë 13 shkurt 2017, të cilët në fakt janë taksa shqiptarësh që financohen për punë, për blerje e shërbime fiktive, madje edhe për shërbime që mund dhe duhet të përballohen nga kapacitetet njerëzore, punonjës e specialistë në institucionet përkatës! 
MINISTRIA E SHËNDETËSISË 
1. Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor: Ministria e Shëndetësisë, Blv.Bajram Curri Nr. 1 Tiranë 
2. Lloji i procedurës se prokurimit: E Hapur – Shërbime – elektronike 
3. Objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër “Mirëmbajtja e përqendruar e disa pajisjeve mjekësore të prodhuesit Philips” 
4. Fondi limit 188,846,802 (njëqind e tetëdhjetë e tete milion e tetëqind e dyzet e gjashte mije e tetëqind e dy) Lekë pa TVSH parashikuar për 24 muaj nga momenti i nënshkrimit të kontratës. 
5. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: 24 muaj nga momenti i nënshkrimit të kontratës. 
6- Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: 02.03.2017; ora 11:00. 
7- Afati kohor për hapjen e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: 02.023.2017; ora 11:00. 
MINISTRIA E SHËNDETËSISË 
1. Emri Autoritetit kontraktor: Ministria e Shëndetësisë, Blv. Bajram Curri Nr. 1 Tiranë 
2. Lloji i procedurës se prokurimit: E Hapur – Shërbime – elektronike 
3. Objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër “Mirëmbajtja e përqendruar e disa pajisjeve mjekësore të prodhuesit Siemens” 
4. Fondi limit 178,876,897 (njëqind shtatëdhjetë e tete milion e tetëqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e tetëqind e nëntëdhjetë e shtatë) Lekë pa TVSH parashikuar për 24 muaj nga momenti i nënshkrimit të kontratës.
5. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: 24 muaj nga momenti i nënshkrimit të kontratës. 
6- Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: 02.03.2017; ora 10:00. 
7- Afati kohor për hapjen e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: 02.03.2017; ora 10:00.
MINISTRIA E SHËNDETËSISË 
1. Emri Autoritetit kontraktor Ministria e Shëndetësisë, Blv. Bajram Curri Nr. 1 Tiranë 
2. Lloji i procedurës se prokurimit: E Hapur – Shërbime – elektronike
Objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër “Mirëmbajtja e përqendruar e disa pajisjeve mjekësore të prodhuesit Toshiba” 
4. Fondi limit 24,545,170 (njëzetë e katër milion e pesëqind e dyzet e pesë mijë e njëqind e shtatëdhjetë) Lekë pa TVSH parashikuar për 24 muaj nga momenti i nënshkrimit të kontratës. 
5. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: 24 muaj (vitet 2017-2018) 
6- Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: 02.03.2017; ora 12:00 
7- Afati kohor për hapjen e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: 02.03.2017; ora 12:00.
Sigal