‘Nuk ka zgjedhje në 30 qershor’: Tensione edhe në Kamëz

980
Sigal

Një sistuatë e tensionuar këtë mëngjes në bashkinë e Kamzës. Disa qytetarë kanë protestuar përpara shkollës “Ibrahim Rugova” ku është vendosur KZAZ nr.27 dhe kanë tentuar edhe të hyjnë brenda saj, për të larguar me forcë materialet zgjedhore që nuk janë hequr deri tani.

Kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu, prej ditësh ka kërkuar zyrtarisht nga KQZ-ja që të hiqen materialet zgjedhore dhe listat e zgjedhësve nga shkollat dhe çerdhet, por kërkesa e tij nuk është marrë parasysh. E njejta gjë ka ndodhur, sjellje me indiferencë nga KQZ dhe Ministria e Brendshme, ndaj kërkesave të disa bashkive për të respektuar dekretin e Presidentit për shtyrjen e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Tensione ka pasur dje në bashkitë Tropojë dhe Shkodër, kurse sot paralajmërime kanë ardhur edhe nga Kavaja dhe Kamza.

Shkresa zyrtare që në datën 14 qershor:

Image

Pas botimit në fletoren zyrtare të dekretit të Presidentit Ilir Meta, për anulimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019, Bashkia Kamëz nis punën për zbatimin e dekretit të Presidentit.

Përmes një shkrese zyrtare me Nr.3271 prot. Datë 13.6.2019, drejtuar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, kreu i bashkisë së Kamzës, z.Xhelal Mziu kërkon lirimin e menjëhershëm të ambjenteve të KZAZ nr.27, Shkolla “Ibrahim Rugova, Kamëz dhe KZAZ nr.28, Shkolla “Isa Buletini”, Njësia Administrative Paskuqan, Bashkia Kamëz.

Gjithashtu në shkresë kryebashkiaku i Kamzës kërkon nga KQZ, heqjen e listës së zgjedhësve të afishuar në institucionet arsimore parashkollore dhe parauniversitare (çerdhe, kopshte, shkolla), nën administrimin e Bashkisë Kamëz,si dhe në objektet e subjekteve private (nëse janë afishuar).

Vlen për t’u theksuar se PD fitoi bashkinë e Kamzës në zgjedhjet e fundit vendore të 2015, me të besuarin e saj, Z.Xhelal Mziu, për drejtimin e Bashkisë Kamëz.