Nuk ka zgjedhje në 30 qershor/ Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj: OSBE nuk mund të vlerësojë ligjshmërinë e Dekretit të Presidentit

90

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, i pyetur për letrën që Kreu i Shtetit, Ilir Meta i dërgoi dje OSBE-së, Mustafaj tha se Prezenca e OSBE-së në Tiranë nuk ka asnjë kompetencë për të gjykuar ligjshmërinë e dekretit të Presidenti të Republikës.

Besnik Mustafaj: OSBE nuk mund të vlerësojë ligjshmërinë e dekretit të Presidenti të Republikës. Deklarata e kryeministrit Rama, që kush përfshihet në krim elektoral nuk lejohet të dalë nga vendi është e paligjshme. Dalja jashtë shtetit lidhet me rrezikshmërinë që mund të kesh ti. Gjykata është ajo që merr vendimin. Lëvizja e lirë është e drejtë universale. Është një shantazh. Nuk ka asnjë mundësi që të realizohet kjo. E çon në Gjykatën e Strasburgut dhe ajo e shpartallon një vendim të tillë. Ne kemi një situatë dëshpëruese, sepse reagimi i kryeministrit ka qenë mohues dhe përçmues dhe për më tepër me akuza.

Nëse do të ishte burrë shteti do të nxiste drejtësinë që t’i hetonte.

Nëse do të ishte hetuar me seriozitet dosja e Dibrës, nuk do të kishte ndodhur masakra e 2017. Tani prokuroja e përkohshme dhe ajo e Tiranës, në vend që të ndihen të turpëruara ndaj publikut, sepse nuk kanë kryer detyrimet kushtetuese, kërkojnë tani kush i ka nxjerrë. Edi Rama dhe ekipi i tij po e tërheq vendim drejt humnerës, ku shqiptarët nuk ua kanë borxh. Presidenti është kreu i Sigurisë Kombëtare, me këtë cilësi është e drejta e tij ta kërkojë një informacion të tillë. Para 3 ditësh iu hoq pasaporta diplomatike Bashës. Heqja e pasaportës diplomatike të Bashës është hakmarrje e ulët bizantine.