“Nuk ka shanse!”, Veliaj i vendosur për shembjen e banesave në Astir: Nuk do të na pengojnë disa shpellarë!

511
Sigal

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj gjatë një konference për shtyp ka folur për ndërtimit të Unazës së Madhe, projekt i cili do të shembë disa banesa.

Veliaj u shpreh i vendosur për vijimin e ndërtimit të projektit dhe deklaroi se nuk do të frenojnë ndërtimin e qytetit për shkak të disa njerëzve të pacivilizuar. Ai theksoi se ky është i njëjti film që përsëritet në kryeqytet.

“Dhunojnë njerëzit që punojnë për këtë qytet. Shumica e qytetarëve kërkojnë që Tirana të zgjerohet. Kush do dëshmi mjafton që të bëjë rrugën nga TEGU tek Komuna Parisit për 3 minuta. Është i njëjti film që e kemi parë dhe më parë. Dhe ky film përfundon me fitoren e këtij qyteti.

Nuk do të na pengojnë disa shpellarë, që nuk janë civilizuar. Njërëz që vijnë nga shpella, nuk respektojnë qytetin. Ato njerëz në epokën e gurit nuk pranojnë dëmshpërblimin.

Njërëzit thonë që kur të zhbllokohet qarkullimi tek Shqiponja, atëherë do të marri frymë qyteti. Do të mbetemi në epokën e gurit. Nuk ka shanse! Zero! Do pranojmë që falimentojmë si shtet, përndryshe! Këtë betejë do ta fitojë civilizimi.

Për të gjithë ato qytetarë, do të kenë trajnim edhe më të mirë. Kemi ofruar 3 vite qera. Për ato që nuk kanë asnjë letër dhe që kanë zaptuar tokën e dikujt dhe nuk kanë asnjë letër. Aty kalon rruga.

Po i bien me shkel civilizimit. Për të gjithë ato që preken bonusi i qerasë do të shtyhet për 3 vjet. Ama bashkia do të heqë një shkollë, se do tu paguajë qeranë këtyre banorëve. Çfarë pret nga një ish kryetarë bashkie i llastuar, ai ndërton për vetë pa leje, vari leshin thotë dhe për këta banorë.”– tha Veliaj.