“Nuk ka shans Rilindja të shkarkojë Ilir Metën”, Presidenti i zgjedhur konfirmon: S’do dekretoj qeverinë e votave të vjedhura

476
Pas ‘bombës’ së kreut të grupit të PS-së Gramoz Ruçit se Ilir Meta do të shkarkohej nga detyra e kreut të Shtetit, nëse nuk dekretonte zgjedhjet, vjen dhe përgjigja e presidentit. Meta pohoi se Rilindja nuk ka asnjë shans që të shkarkojë atë nga detyra.
“Ska shans Rilindja të shkarkojë Ilir Metën. Janë shqiptarët që do të shkarkojnë Ramën. T’i bësh thirrje policave që hiqni kapet, është fund i shtetit”, tha Meta.

Meta nënvizoi faktin se nuk ka deklaruar që nuk do të dekretojë qeverinë, por rastin e votave të vjedhura.

“S’kam thënë që s’do dekretojë. Se Shqipëria do ketë qeveri në çdo rast. Kam thënë se s’do dekretojë nga votat e vjedhura. Nuk është shantazh. Por a është kushtetuese që të cënosh vjedhjet? A është e drejtë që të bëjë kryeministri thirrje policisë që të heqësh dorë nga kapelja. Është e njëjte si ajo e nënë Feridesë, e cila u burgon vetëm për të dhënë shembullin e kanabisit”.

Pasi Meta paralajmëroi se nuk do t’i dekretonte zgjedhjet e 25 qershorit, Ruçi tha se po u ndoq kjo rrugë shantazhi nga kreu i ri i shtetit, ai do të shkarkohet. Mes të tjerash Ruçi pohoi se i pari që do e ndërmarrë këtë nisme do të jetë pikërisht ai.

“Ka forca politike që këto zgjedhje kërkojnë ti bëjnë pis se janë mësuar të rrinë si shushunje në pushtet duke luajtur me njerëzit. Duke luajtur me vendet e punës, me thesin e miellit. Njeri prej këtyre, Ilir Meta erdhi në Fier për të bere pis zgjedhjet, foli për socialistet nga me i thjeshti e deri tek Edi Rama. Çfaj i kanë socialistet Ilir Metes? Pa libreze pune PS e mori Ilir Metën 22 vjeç e beri deputet, 25 ministër. Pa mbushur 30 vjeç e bëri kryeministër, madje dy herë. Për të arritur në 2005 ta rrezojë nga pushteti duke bashkuar votot me Berishën. Socialistet e bënë kryetar Kuvendi dhe president. Ilir Meta; Të dhamë gjithçka por njeri nuk të bëmë. Të të vij rënde kur zë me gojë socialistët. Një gjë është e sigurt që në 25 qershor me mandate të plota apo te cunguara LSI nuk do te jete ne koalicion me PS. Presionet dhe santazhet që bën me votat e socialisteve që e zgjodhën edhe president, që nuk do të dekretoj as qeverinë janë të kota. Nëse ka këto mend të mos bëj betimin në 24 korrik. Nëse do shkoj me këto mend e do shkel Kushtetuten, është burri i parë që i ka provuar të gjitha, por do te jetë edhe presidenti i parë që do të provojë shkarkimin dhe i pari që do ta firmosë do të jetë Gramoz Ruci”, tha Ruçi.
Sigal