“Nuk ka arsye për një koalicion PS-PD”

486
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Mark Marku, thotë se nuk ka asnjë arsye për koalicion PS-PD, por shprehet se është pro bashkëpunimit mes dy partive kur bëhet fjalë për çshtje me rëndësi për vendin. Ndërkaq, ai thekson se vendit i duhet një opozitë e fortë dhe PD duhet ta bëjë këtë rol. Në “News24”, Marku tha se PD dhe LSI mund ta bëjnë bashkë këtë opozitë. “Nuk ka asnjë arsye për koalicion PS-PD. Bashkëpunimi PD-PS ndodh edhe pa koalicion. Nëse bëhet fjalë për integrimin e vendit, normal që do bashkëpunosh. PD nuk ka pse të bashkëpunojë me Ramën nëse ky do të ndëshkojë qytetarët publikisht, me ca mekanizma që nuk janë të nevojshme. Nga ana tjetër PD nuk ka numra që të kushtëzojë Ramën. Përballë Ramës nevojitet një opozitë e fortë”, u shpreh Marku. Analisti Marku e cilëson të zbehtë fushatën për kreun e ri të PD-së. Ai thotë se dy kandidatët për kreun e partisë nuk kanë sjellë alternativat e tyre për ringritjen e PD-së, apo për mënyrën se si do të bëhet opozitë.
Sigal