“Nuk hapen negociatat me zgjedhje si në Korenë e Veriut”

421
Sigal

Në një intervistë për rrjetin televiziv ndërkombëtar, Al Jazeera, kreu i Forumit Rinor të PD-së Belind Këlliçi është shprehur se, një qeverie si kjo e Edi Ramës Bashkimi Europian nuk mund ti hapë negociatat për anëtarësim.

Sipas kreut të FRPD, Shqipëria po shkon drejt zgjedhjeve monopartiake, më 30 qershor, njësoj si në Korenë e Veriut.

Gazatarja: Belind a mund ta shpjegosh hapin radikal për të dalë nga parlamenti dhe mospjesëmarrjen në zgjedhje ?

Belind Këlliçi: Ne nuk mund të jemi pjesë e një parlamenti fasadë ku më e pakta 20% e mandateve janë të blera, Ministri i Çështjeve të Shtetit ka përmendur zyrën e prokurorit. Ne të gjithë e dimë në Shqipëri që nga Dhjetori i vitit 2017-të ka një prokurore politike në Shqipëri që fle mbi qindra dosje. Janë dy dosje të njohura në Shqipëri, 339  që daton që në 2017 e cila u publikua nga Zëri i Amerikës në janar të këtij viti përpara se të jepnim dorëheqjen nga mandatet tona parlamentare të cilat qartë tregojnë se Shteti dhe sidomos një nga bashkitë më të rëndësishme në vend Bashkia e Durrësit është kapur nga bandat dhe krimi.

Gazetarja: Por Belind, Pse nuk merrni pjesë, dhe, nëse njerëzit janë me ju, do të votojnë për ju në 30 Qershor.

Belindi: Ajo çfarë ka ndodhur është që, kjo qeveri ka në krye të pushtetit që në 2013. Për herë të parë në 2013 kur socialistët morrën pushtetin në politikën shqiptare njerëzit dhe politikanët filluan të flisnin mbi nevojën për dekriminalizimin e politikës. Kjo ishte kërkesë nga ana e Partisë Demokratike për të shkëputur lidhjet e krimit të organizuar me politikën sepse kryeministri aktual Edi Rama solli në parlament njerëz që kishin lidhje dhe rekorde kriminale në supet e tyre.

Për herë të parë në Shqipëri populli do të marrë pjesë në një proces votimesh me një parti. Procesi i Votimit ndodh gjithashtu në Korenë e Veriut ku qeveria përballet në zgjedhje me veten. Në Shqipëri ne duhet të mbajmë zgjedhje të lira dhe të ndershme, ku njerëzit të votojnë alternativën dhe ku politikanët nuk blejnë vota.

Si mund t’i hapin negociatat me Bashkimin Europian dhe si mund të pretendojmë se po jetojmë në demokraci ku Zëri i Amerikës denoncon këto dy dosje të njohura ndërkombëtarisht tashmë që faktojnë dhe provojnë lidhjet e forta të bandave kriminale me procesin e shit-blerjes së votës dhe me kapjen e Ministrave dhe politikanëve të kësaj qeverie.