Nuk fitoi mandat në Durrës, Agron Duka: Rezultati nuk është real, votat u blenë. PD bëri fushatë me shishe uji

450
Kreu i PAA, Agron Duka, i cili garonte i pesti nën logon e PD-së në zgjedhjet e 25 qershorit për Durrësit nuk ka mundur të sigurojë mandatin e deputetit. Duke folur nga studio e “Neës24” në Durrës, Agron Duka është ndalur tek faktorët që sipas tij kanë ndikuar në humbjen e PD-së në këtë qark.

Ai tha se 1 muaj ishte kohë e kufizuar për të bërë punën e nevojshme me elektoratin.

Duka thotë se rezultati i zgjedhjeve të 25 qershorit nuk është real, pasi sipas tij ka patur shi-blerje të votave.

Çfarë a ndodhur me PD që ka humbur të gjitha bastionet e saj në Durrës?
Besoj se në 2017 nuk flitet më për bastione. Ato kanë ekzistuar deri në 2005, kur njerëzit ishin të ndarë majtas apo djathtas. PD i kishte strukturat në Durrës thuajse inekzistente. Ndërsa tani duhet shumë punë me elektoratin. Mendova se diçka bëmë, dhe mendova se edhe mund të fitonim 5 apo 6 mandate. Por fakti tregoi se kjo nuk arrihet për 6 muaj, duhet punë e vazhdueshme. Dua të them se kam patur njerëz që janë lodhur shumë në këtë fushatë, kanë punuar në mënyrë konstante. Mendoj se rezultati nuk është real se ka patur shumë blerje votash, ndërsa PD shkonte me shishe uji në fushatë. Unë bëra një fushatë të spikatur për atë zonë që më caktuan. Këto janë faktorët kryesore besoj që ndikuan në këtë rezultat.

Keni qenë në kontakt me Bashën gjatë këtyre orëve?
Kam folur një ditë më parë. Më pyeti a ka shans të merret mandati i 5 në Durrës. I thashë jo nëse vijohet me këtë trend. Padyshim edhe ai ishte i mërzitur. I thashë kjo ishte një humbje betejë, por duhet të vijohet përpara.

A e quani ju këtë problem të listave?
Këto që të pyesësh në Durrës, çdo lloj analisti, apo qytetari, nuk mendon se është e dejtë që unë të mbetem jashtë parlamentit.

Të gjithë fajësojnë Bashën për këtë humbje, ju si mendoni?
Edhe Basha ka faj, por kjo është përgjegjësi e të gjithëve, jo vetëm e një personi. Në rastin konkret nuk e ka fajin vetëm Basha, por e gjithë anëtarësia e PD, ata që nuk u futën në lista, ata që janë në lista. Pra është rezultat i të gjithëve humbja.
Sigal