”Nuk e ndalni dot vetingun e politikës”, Bylykbashi rendit propozimet e PD-së përpara Ruçit

569
Sigal

“Shqiptarët e mbështesin vetingun e politikanëve. Atëherë pse nuk e doni? Ligji synon vetëm largimin e atyre që janë të lidhur me krimin”, këto që janë pyetjet që u ka drejtuar socialistëve deputeti demokrat Oerd Bylykbashi në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit.

Sipas tij, kjo lidhje ekziston në forma dhe kanale të ndryshme, që nga mbështetja politike për krimin, tek aksesi në institucionet shtetërore, tek favorizimi i bizneseve apo personave me lidhje kriminale në ekonomi.

Deklarata e Bylykbashit:

Sot jam ketu ne emer te opozites per t’ju dhene keto mesazhe:

  1. Opozita nuk do te pranoje dhe as toleroje asnje vonese ne miratimin e vetingut te politikaneve.
  2. I gjithe procesi ne kete komision ka pikerisht kete qellim. Te vonoje, shtyje dhe hedhe poshte vetingun e politikaneve.
  3. Shqiptaret e mbeshtesin vetingun e politikaneve. Edi Rama ka deklaruar publikisht se eshte kunder.
  4. Sa me gjate te kemi politikane te lidhur me krimin ne Kuvend, qeveri, bashki etj aq me keq per shqiptaret qe dhunohen, grabiten dhe perdhunohen cdo dite nga krimi.
  5. Ngjarja e fundit provon se krimi ka kapur shtetin me ndihmen e pushtetareve te lidhur me krimin.
  6. Bashkqeverisja me krimin e ka sjelle vendin ne nje emergjence kombetare.
  7. Ju po beni dhe do te beni gjithcka per ta zvarritur por nuk do ta ndalni dot vetingun e politikaneve. Sic nuk ndalet dot dekriminalizimin.
  8. Kuvendi dhe qeveria qe sot jane ne duar te krimit do ti kthehen popullit. Me cdo kusht dhe me cdo cmim.
  9. Ne jemi te vendosur dhe do te bejme gjithcka per ta zbatuar. Ne kete vend nuk do te kete as zgjedhje, as demokraci, as parlament, as drejtesi, as ekonomi, pa ndare politiken nga krimi.