Nuk deklaruan pasurinë ILDKP padit 8 zyrtarë të lartë

456
Sigal

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ka paraqitur ditën e sotme një kallëzim penal për organin e akuzës ndaj 8 zyrtarëve që janë subjekt deklarues së pasurive.  Ndër 8 personat e kallëzuar nga ana e ILDKP-së bie në sy emri i Leonard Kastratit, që mban detyrën e ndihmësit të Presidentit .

Mes personave që janë kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Përgjithshme nga ana e ILDKP-së janë punonjës së Drejtorisë së Tatimeve, Doganave. Metrologjisë apo edhe punonjës të Ministrisë së Bujqësisë dhe ALUIZNI-t. Sipas njoftimit të ILDKP-së kallëzimi ka ardhur pasi nga verifikimet e kryera rezultoi të jenë në shkelje të nenit 257/a të Kodit Penal. Sipas ILDKP, zyrtarët e dërguar për ndjekje penale kanë bërë deklarime të rreme pasurie e për këtë shkak tashmë ato duhet të përballen me ligjin. 8 persona që ILDKP ka kallëzuar pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Shpend Shametaj, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Sadetin Bishanaku, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Flamur Dingo, Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, Ismail Muça, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Enkeleda Baloshi, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Leonard Kastrati, Ndihmës i Presidentit të Republikës, Shyqyri Bajraktari, Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave,  Ermir Petriti, ALUIZNI, Korçë. Inspektori i Përgjithshëm, bën me dije se për këta zyrtarë janë njoftuar dhe institucionet ku ata punojnë për të marrë masa në përputhje me kërkesat e ligjit në fuqi për të drejtën e deklarimit të pasurive.