Nuk deklaroi dënimin me 3 vite burg, i hiqet mandati këshilltarit të bashkisë Pukë

56
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka hedhur mandatin një këshilltari të Bashkisë në Pukë, pasi kishte probleme me dekriminalizimin.
Bibë Kolaj, i cili i përkiste PDK-së, mësohet se nuk e kishte deklaruar një dënim me tre vite burg.

Vendimi ndaj Kolajt u mor me 7 vota pro në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Më herët, në shkurt të këtij viti, KQZ shpalli të pavlefshme mandatet për 6 këshilltarë të tjerë bashkiake në zona të ndryshme të vendit, të cilët kishin probleme me dekriminalizimin.

Sakaq, në mbledhjen e sotme KQZ ka zëvendësuar këshilltarët e LSI të këshillave bashkiakë, të cilët u bënë deputetë në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

KQZ ka zëvendësuar Shezai Rrokajn, Endrit Braimllarin dhe Floida Kërpaçin, dhe në vend të tyre morën mandatin e këshilltarit bashkiak, Ermir Bego, Naim Halili, dhe Genta Mezini.