‘Noriega, pas zgjedhjes kryeprokuror, tani do të zgjidhet edhe kryegjykatës i narkoshtetit të tij’

618
Pasi u zgjodh kryeprokuror i vendit dhe rrufeshem mbylli dosjet Tahiri, Xibraka, Rama, Gjiknuri, Kodheli, Ahmeti, Gjushi, Sejdini etj, Edvin Kristaq Hoxha ka vendosur po rrufeshëm të bëhet kryegjykatës i vendit.
Ai për këtë qëllim me shpejtësi po ndryshon rregulloren e parlamentit, sipas të cilës tani e tutje do të jetë ai vet që do të vlerësojë provat e drejtësisë për deputetin e radhës dhe mbi bazën e vlerësimit të tij do të vendosë për ose kundër arrestimit të tij.
Kështu ai, eksperiencen e suksesshme me rastin Tahiri, në të cilin i vuri drejtësisë kufirin te thana, tani do ta shndërrojë në ligj të vendit.
Me këtë vendim, Edvin Kristaq Rama, realizon plotësisht përpjekjen e tij trevjeçare për shndërrimin e drejtësisë në një degë të ekzekutivit të varur prej tij. Tani e tutje do të jetë ai dhe vetëm ai që do të përcaktojë se cili imunitar meriton të arrestohet dhe cili nuk mund të arrestohet. Kjo është forma më ekstreme e përqëndrimit të të gjitha pushteteve në një dorë, një përqëndrim i tillë ka ekzistuar vetëm në diktaturën hoxhiste të etërve të tij barbarë, ekziston vetëm në Korenë e Veriut dhe në asnjë vend tjetër të planetit!
Kjo situatë dramatike e triumfit të të keqes në Shqipëri ka vetëm një shkak kryesor; indiferencën e njerëzve të mirë. Ndaj dhe apeli im për mbarë qytetarët është të shndërrojmë 27 Janarin në ditën e flakjes së indiferencës, ditën e ngadhënjimit tonë mbi narkoshtetin e Noriegës!
Sigal