Nora Malaj: Shteti, kërrbaçi dhe kush e ka radhën nesër?

124

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar dhe ish-deputetja e LSI-së Nora Malaj për situatën e rëndë që ndodhi ditën e sotme në zonën e Unazës së Re.

Shteti , kërrbaçi dhe kush e ka radhën nesër?
“Po kjo ishte loja…. Ha ha .. skërmit dhëmbët Shteti dhe ngriti kërrbaçin mbi qytetarët që e votuan “??!!!!

Ja postimi i plotë i Nora Malaj:

Shteti, kërrbaçi dhe kush e ka radhën nesër?
“Po kjo ishte loja…. Ha ha .. skërmit dhëmbët Shteti dhe ngriti kërrbaçin mbi qytetarët që e votuan “??!!!!
Ishte kohë fushate , deputetët e Partisë Socialiste , turravrap , me zë e figurë u betuan dhe stërbetuan , se shtëpitë e qytetarëve të zonës së Astirit, jo vetëm që do t’i legatizonin , po edhe të gjithë zonën do ta zhvillonin, vetëm se banorët duhet t’i jepnin votën kësaj qeverie , për t’ua bërë ëndrren e tyre realitet!
Dhe qytetarët besuan dhe ua dhanë votën, pasi endrra e tyre ishte që këto shtëpi t’i legalizonin!
Ata besuan ,ua dhanë dhe votën e menduan që , tashmë ,shtëpitë e tyre do të legatizohen! Por aha … Ata të zinjtë njerëz nuk e dinin që kjo ishte loja …
Se qeveria as kishte ndërrmend të merrej me ta, pasi thjeshte i shihte ata si vota dhe asgjë tjetër! Siç thotë populli kalo lumin .. pastaj kali e di vet!
E sot , pas një viti, qeveria vendosi te riperdori sërisht shkopin e gazin lotsjellës mbi keta qytetarë, që pasi i gënjeu, mashtroi, dhunoi , masakroi , vetëm dialogun e harroi në sirtar , se këtë mjet , dalogun , nuk e quan të vlefshëm , derisa filloi t’ju prish shtëpitë!
Po jetojmë ditet më tragjike të një vendi , që po shkon me vrap drejt greminës!
Drama më e madhe që po kalojnë shqiptarët sot është urija, varfëria , amoku për të ikur nga e keqja që i ka zënë!
Nuk ka mallkim më të madh për një qeveri sesa lotët dhe dhimbja që derdhin gratë, fëmijtë e pleqtë, kur shetit që ata menduan se i donte , pasi i gënjeu , i mashtroi , tani i dhunon dhe i le edhe pa shtëpi e katandi !
Nuk e di që mund të ndërtosh një “rrugë “ në emër të qytetarëve , kur një pjesë të tyre i bënë kurban dhe bashkë me ta dhe lotët e fëmijëve të tyre!
Ju qofshi , që jetën e shqiptarëve e keni kthyer në parrullën se: “kjo ishte loja “ dhe pastaj ngerdhesheni e “ngijeni tuj qesh “mbi dhimbjen e tyre..
Tashmë dhe fjala është lodhur në kalvarin e dhimbjes së familjeve shqiptare dhe të grave , fëmijëve e pleqve të dhunuar!
Kur vepron dhuna … nuk ka vend më për fjalë… Ajo ka ikur e turpëruar , e lodhur dhe e dërmuar, siç janë të lodhur, të dërrmuar e të masakruar banorët e Astirit, që në fund të ditës nuk kanë bërë asnjë mekat, thjeshtë duan të mbrojnë shtëpitë e tyre, atje ku duan të ndërtojnë edhe endrrat e fëmijëve të tyre, në vendin e tyre , me vëllezërit e motrat e tyre shqiptarë, por që kanë bërë një mëkat , besuan dhe votuan këtë qeveri arrogante se nuk e dinin që “kjo do të ishte loja”…
Ky është haraçi që paguhet sot. Asnjë fjalë përvecse dhimbje për vendin dhe kohën që po jetojmë! 😥😥😥😪😪

Shteti , kërrbaçi dhe kush e ka radhën nesër? “Po kjo ishte loja…. Ha ha .. skërmit dhëmbët Shteti dhe ngriti…

Gepostet von Nora Malaj am Dienstag, 12. November 2019