Nora Malaj i përvishet Ramës: Cili je ti kryeministër që vendos standartin e dijes e padijes?

613
Sigal

Deputetja e LSI-së, Nora Malaj ka reaguar kundër kryeministrit Rama, duke thënë se kryeministri e filloi gjuhën dhe të folurën seksiste fill pasi Presidenti Meta nuk dekretoi një propozim të tijin.

Malaj ka vijuar statusin e saj, teksa shkruan se Rama ka marrë përsipër të bëjë edhe vlerësuesin e dijes dhe padijes.

POSTIMI:

Cili je ti kryeministër që vendos standartin e dijes e padijes??!!! Sapo Presidenti i vendit nuk dekretoi një propozim të KM, duke u bazuar në argumenta dhe në fakte, filloj lufta dhe gjuha seksiste e KM, duke mos faluar askënd dhe duke fshikulluar këdo! Përtej këtyre argumenteve, KM na merr përsipër të bëjë edhe vlerësuesin e dijes dhe padijes, duke marrë nën sqetull “djalin e ditur” e duke e quajtur Presidentin e “paditur”? Zotëri kush je ti që qenke matësi i dijes e padijes??!! Ti që e le vendin pa Gjykatë Kushtetuese?? Ti që kujton se çdokush duhet të fshihet nën poturet e tua dhe për interesa të kapura peng, do të kapësh këdo!!! E kuptoj që sot je në ditë të vështirë… Po duhet të të kujtoj, që as posti që ke dhe as detyrimi që ke përpara shqiptarëve, nuk të lejojnë të fyesh këdo e kujtdo! Burri nuk matet sesa i gjatë është, po çfarë bënë për Shqipërinë dhe vendin. Boll më! Në fillim me qytetarët, pastaj me minatorët, tani me studentët e më pas me profesoret … Tashmë dhe me Presidentin??!!! E kuptoj vella qe je ne halle.. Te fala Batonit dhe tant fisit te Batonerve me shok ….Kjo nuk është kriza e shqiptarëve , as e kosovarëve , po e atyre që janë të kapur… Ky është fundi i zullumqarëve dhe i atyre që patriotizmin e shesin pasi kanë shitur shpirtin dhe vendin…