Noka: U përjashtova nga Kuvendi me urdhër politik të Edi Ramës

395
Sigal

Deputeti demokrat Flamur Noka thotë se
përjashtimi i tij me 10 ditë nga Byroja e Kuvendit u bë me urdhër politik.

Në intervistën e mbrëmjes në Ora News,
Noka tha se përgjegjësi kryesor për degradimin e Kuvendit është kryeministri
Rama.

Sipas tij, pikërisht nga arroganca e tij
marrin zemër dhe Ministra çapaçulë si Tahiri.

Flamur Noka: Përjashtimi sot u komunikua si një përjashtim me urdhër politik
sepse sapo filloi seanca zoti Balla komunikoi që “ne kemi marrë vendim, grupi i
PS, që do të përjshtohesh zoti. Noka”. Ata mund të duan të na përjashtojnë
përgjithmonë, por nuk është fatmirësisht në dorën e tyre.Sa i përket degradimit
të Parlamentit, personi i parë që ka bërë gjithçka, që ka investuar ghjithçka
që të degradojë ai parlament, quhet Edi Rama. Degradimi i parlamentit është kur
ti fut vrasës, përdhunes, trafikantë në parlament. Është shkatërrim i
parlamentit.Shkatërrimi vazhdoj me tej kur Kryeministri në vend që të
parashtrojë platforma apo programe apo të japë llogari në parlament për zbatimin
e programit apo platformave të partisë tij dhe qeverisë së tij.Ka tre vjet,
vazhdon dhe krahasohet me qeverisjen tonë, nuk është në gjenje të thotë asgjë
dhe pastaj duke u ndodhur zbuluar, vazhdimisht fyen, shan opozitën. Ne nuk të
pranojmë as këtë lloj gjuhe të poshtrimit, as nuk mund të njohim gjuhën e
nënshtrimit.

Është kjo gjuha e duhur?

Noka: Është pak ndaj kësaj qeveri banditësh, kriminelësh, trafikantësh,
me një Kryeministër mashtrues ordiner.Edhe veprimet duhet të shkallëzohen, PD
për mua dihet ti përshkallëzojë të gjitha këto që po them unë.Nuk ka
bashkëjetesë.Është vështirë të përceptoni se në çfarë gjenjde është sot ky
shtet, varfëri gjithandej, skamje gjithandej, krim, drogë, avionë droge, pista
droge, policia dhe Ministria e Brendshme të inkriminuar, i gjithë shteti i
inkriminuar. Nuk po flasim për ndikim bandash, por banda të qeverisë, është më
keq.Ka një arrogancë të frikshme.

Duke komentuar humbjen e opozitës në
zgjedhjet e parakohshme në dy Bashki, Noka tha se Dibra u vuri vulën maskaradës
zgjedhore të blerjes së votës.

Për zgjedhjet e ardhshme, Noka tha se PD
do të insistojë për qeveri teknike, pasi me Ramën sipas tij nuk ka zgjedhje të
lira.

Deputeti demokrat komentoi dhe largimin e
Berishë nga Komisioni Hetimor për CEZ.

“Ti që rrihesh nuk mund të kesh
përpara një njeri që të ka rrahur, je i ashpër në gjykim. Moralisht duhet të
largohet për seancat që është Sali Berisha”
 tha Noka duke iu referuar kreut të Komisionit Hetimor për
CEZ, Taulant Balla.