Noka: Shqipëria është mbuluar me drogë, Rama refuzon monitorimin

482
Nëpërmjet një deklarate për mediat të deputetit Flamur Noka, Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Rama se në territorin e Shqipërisë fluturojnë avionë që janë të lidhur me trafikun e drogës. Noka tha se kryeministrit Rama nuk i përgjigjet letrës së dërguar prej tij për fotografim dhe monitorim të territorit nëpërmjet avionëve italianë, sipas marrëveshjes. Noka: Fieri ashtu si gjtihë Shqipëria është e mbulura me drogë dhe avionët e vegjël që vijnë e ngarkohen janë pjesë e trafikut të drogës. Është kjo arsye pse Rama prej 34 ditësh nuk i përgjigjet lertës zyrtatre që unë i kam dërguar. I kam kërkuar që të fotografojë territorin e Republikës përmes avionëve italinë sipas marrëveshjes dhe pastaj të bëjë publike rezultatet e mornitorimit. Avionët e fotografimit nuk vijnë, por në vend të tyre vene e vijnë avionët e drogës.
Sigal