Noka: Në Kukës rilindi vetëm“Hasanizmi, Meta: Pas 21 qershorit ikim bashkë atje

446
Deputeti i Partisë Demokratike për Qarkun e Kukësit, Flamur Noka ka akuzuar sot Partinë Lëvizja Socialiste për integrim se po i bën presion elektoratit për të siguruar votën për 21 qershor. Nga foltorja e Kuvendit, Noka tha se punonjësve të administratës po u bëhet presion që ata të plotësojnë nga 25 formularë secili, me anë të të cilit të sigurojnë votat. Noka tha se ‘i vetmi që ka rilindur në Kukës është Hasanizimi’.
“Duhet të flasin këtu ata që kanë moral. Duhet të ishin të nxehur me Ajolën në këtë rast. Ata që bëjnë punën e tyre janë baltosur këtë parlament. Se si është lidhur ajo me një mafioz, po e heton prokuroria. U irritokan se bashkia funksionon me rregulla e ligje. Pse nuk shqetësohen këta për vilat e Erion Velija. Vila që janë bërë duke shitur fiq dhe libra. A e dini se ka plotësuar formularë LSI dhe i thotë punonjësve se po të dojë të vazhdojë punën duhet të votojë ato dhe duhet të plotësojnë nga 25 formularë të tillë. Unë po të takoj një punonjës, të nesërmen hiqen nga puna. A e dini se për një ‘like’ të bërë, ata thirren ditën e nesërme në zyra dhe kërcënohen se do pushohen. Maturantët i kanë detyruar të veshin bluza e LSI-së. Ky është realiteti në vendin tim dhe këto fytyra e atyre që rrinë mbrapa meje. Hasani i këtyre që u jep njerëzve karta dhe u thotë se jeni të punësuar, i falin atyre nga 150 mijë lekë dhe i marrin çdo muaj. A është blerje votash kjo?”, tha Noka.
Nga ana tjetër ligjvënësi Noka i bëri thirrje prokurorisë që të hetojë këto raste të abuzimit që kanë të bëjnë sipas tij me blerjen e votës. “I bëj thirrje prokurorisë që të marrë masa. Mos i jepni asnjë kartë Hasanit, sepse do ju klonojë të dhënat. A e dini se atje në atë vend kjo është situata që mbollën këta. Kjo është situata që na ka sjellë hasanizimi. Kur i pyes banorët atje se si i kanë hallet, ata thonë; ‘ky shtet për sa i përket dritave na trajton si të jemi fabrike, po sa i takon ekonomisë na trajton si të kemi fik’. Meta madje ka thënë se Kukësi është prioritet i prioriteteve, kjo është tallje. Votë s’keni për të marrë. Ta harroni. Unë jam deputet i të majtëve dhe të djathtëve,por vetëm të LSI-së jo, se janë për pazare.”, tha deputeti Noka.
Meta: Ftova ministren të mbante qetësi, pasi po aktronit në mënyrë të mrekullueshme. Meqë më ka përmendur mua dy herë, ai ka përtuar të takohet me Panaritin, ndërsa ministri ka shkuar dy herë në Shishtavec. Pavarësisht siç del rezultati në Kukës, unë do ti shkoj deri në fund premtimeve të tij që të vë në funksion hapjen e aeroportin. Denonconi me shkrim çdo rast në prokurori, por i bëni thirrje që këtu. Siç e kam bërë unë.
Noka: Banorët e zonës time për fat të mirë timin dhe për fat të keq tëndin më njohin mirë mua dhe e dinë shumë mirë se unë kam qenë i përkushtuar se kam qenë i përkushtuar me 8 vjet me ata. Ti ke qenë aktor i vjetër dhe se po luan një skenë ty, të shton një gjë nga cv-ja e krimit. Atje ka rolin vetëm Hasani, askush tjetër përveç tij
Meta: Ju garantoj se pas 21 qershorit, jam gati të ikim bashkë me ministrin të takohemi me banorët dhe ti ndihmojmë. Ti mos hajde, unë do iki. Kam qenë atje në raste më të vështira, por jam i hapur që mbas 21 qershorit të ikim bashkë atje
Noka: Një skenë aktrimi s’të prish ty.
Meta: S’mund ta zgjidhim punën e patates në distancë
Noka: S’mund të takohemi me një ministër tëndin që u ka hequr një laborator dhe e ka sjellë në Tiranë. Për cilin aeroport po flet ti? E di që ka 20 vjet koncesion dhe mos i gënje njerëzit. Ata të tutë marrin 20 mijë euro për një vend pune
Meta: Denoncoje pra. Mos u nxeheni. Nëse i kanë bërë këto veprime, do ndëshkohen. Unë jam krenar për Panaritin se është shkencëtar. Dhe bën mirë që të mësoni diçka nga ai.
Sigal