Noka: Kryeministri u kërkon ryshfet edhe kinezëve për rrugën e Arbrit

390
Gjatë takimit me banorët e Sohodollit dhe Maqellarës në Dibër në mbështetje të kandidatit Sherefedin Shehu, deputeti i PD-së, Flamur Noka, replikoi me qeverinë për ndërtimin e Rrugës së Arbrit duke akuzuar se Rama e bllokoi investimin sepse kërkonte ryshfet nga firma kineze. “Kjo rrugë u nis nga Partia Demokratike dhe do të ndërtohet nga Partia Demokratike. Pse e bllokoi Rrugën e Arbrit? E nisi PD, në të gjitha hapat e atij procesi ky burrë ka kontribut madhor. E bllokuan. Po pse e bllokuan, megjithëse ishte mbyllur përfundimisht negociata me firmën kineze? Sepse kërkojnë ryshfetin edhe firmave të huaja këta, përqindjen. Rruga ka ngelur pezull dhe nuk bëhet dhe nuk bëhet derisa të vijë Partia Demokratike në pushtet” deklaroi Noka.
Sigal