Nju-Jork, Edi Rama takohet me Xhorxh Soros

960
Kryeministri Edi Rama është takuar në Nju-Jork me manjatin Xhorxh Soros. Ka qenë djali i miliarderit, Aleksandër Soros, ai që ka publikuar foton e takimit dhe ka komentuar edhe veshjen e shefit të qeverisë shqiptare. “Gjithmonë është një kënaqësi të takosh kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Një rilindas, i cili është bërë simbol i demokracisë liberale në Shqipëri dhe gjithashtu një artist i njohur botërisht, për të mos përmendur që është i vetmi kryeministër që mban veshur T-shirt e Michael Jordan në takimet zyrtare. Edhe pse jam një fans i përjetshëm i Knicks, nuk kam asgjë personale, përveç respektit”, ka shkruar djali i Xhorxh Sorosit. Gjatë fushatës së fundit elektorale në Shqipëri, miliarderi Xhorxh Soros është akuzuar edhe për ndërhyrje në politikën e brendshme. Kryeministri Rama ndodhej në Nju-Jork për të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.


Sigal