Njëri në burg, tjetri rrugës? Rama dhe Noriega, dy ‘Legjionarët e Nderit’ të Francës

Një portal serioz francez “The local.fr” e konsideron si një nga 10 gabimet më të mëdha, dhënien e titullit “Legjioni i Nderit” për ish-diktatorin e Panamasë, Manuel Noriega.
Noriega renditet në këtë listë me emrat që nuk i bëjnë nder titullit të krijuar nga Napoleon Bonaparti, bashkë me Vladimir Putin, Bashar Al Asad, apo presidenti i Gabonit Ali Bongo i cili shquhet për abuzimet dhe pushtetin dhe fondet publike dhe që i vetmi kontribut që ka për Francën është se ka depozituar atje mbi 150 milionë euro të grabitura gjata ushtrimit të detyrës si i tillë.
Por le të ndalemi tek emri që cituan në fillim për të ardhur deri tek dy ditë më parë. Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë është njeriu që i shtohet listës së njerëzve të cilët kanë marrë titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”.
Pak ditë më parë kur Sali Berisha e krahasoi Edi Ramën me Manuel Noriegën, ai kurrë nuk mund ta dinte se këta të dy përveç ngjashmërive që kanë si pushtetarë të lidhur me krimin dhe lejimin e kontrabandës së drogës në vendet e tyre përkatëse, dy ditë më parë do të kishin të përbashkët edhe nderimin nga shteti francez me titullin “Legjioni i Nderit”.
Por historia shpesh herë përsërit vetveten, dhe SHBA-ja po ashtu. Uashingtoni e ka treguar këtë mëse njëherë me gabimet që ka bërë duke mbështetur diktatorët e me betejën që u ka shpallur atyre kur ata i kanë dalë duarsh.
Në fund ashtu si edhe filmat hollivudian, CIA fiton gjithmonë, dështimet janë të rralla. Gati 38 vjet më parë CIA udhëtoi për gjithë natën në Panama dhe e mori për leckash Manuel Noriegën që pak vite më parë e kishte mbështetur për t'u bërë diktator i Panamasë, sepse ai e ktheu vendin në një republikë droge.
Ngjashmëritë mes Edi Ramës dhe Noriegës nuk janë të pakta, dhe po ashtu edhe me shumë gjasë edhe fundi i tyre vështirë se do të bëjë përjashtim. Por që të dy do të kenë gjithmonë në qafën e tyre “Legjionin e Nderit” si sundimtarë, ashtu edhe të burgosur.