Një vajzë flet mes lotëve përpara Vlahutin dhe fajëson politikën shqiptare

440
Ministria e Integrimit Europian ka patur një takim me disa të rinj dhe gjatë këtij takimi u regjistrua edhe një surprizë. Një vajzë mori mikrofonin dhe tha se në Shqipëri nuk funksionon drejtësia dhe se të rinjtë duan të ikin.
“Nuk kam dëgjuar një politikan të flasë të vërtetën për vendin tim. Nuk kam dëgjuar një politikan në 25 vjet të flasë diçka të mirë për njerëzit e mi. Në 25 vjet politikanët shqiptarë janë ankuar për 45 vitet e komunizmit. Kujt dreqin i nevojitet kjo? Ja pse drejtësia nuk funksionon. Se një vende si ky, në parlament, ne nuk na lejohet të themi të vërtetën. Ju ambasadorët po bëni punën tuaj këtu, dhe po e bëni shumë mirë, por asnjë nuk do t’ju dëgjojë se vendi im nuk ka ndërgjegje. Pyeti këta të rinj, a duan të rrinë këtu? Më vonë, ata do të thonë të vërtetën:, tha vajza e përlotur. Fjala e saj u prit me duartrokitje nga të rinjtë e pranishëm në sallë.
Sigal