Një tjetër mesazh për presidentin e zgjedhur, ja kush e uron Ilir Metën

391
Kryetarja e Dhomës së Deputetëve të Republikës së Italisë, znj. Laura Boldrini ka uruar përmes një letre të ngrohtë z. Ilir Meta për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës.
Znj. Boldrini shpreh bindjen se z. Meta do të vërë në shërbim të vendit aftësitë dhe përvojën që ka përftuar gjatë këtyre viteve në detyrat e rëndësishme që ka kryer.

Teksti i plotë i letrës
“Kam kënaqësinë, që në emër të Dhomës së Deputetëve, por edhe në emrin tim, t’ju përcjell urimet më të përzemërta për zgjedhjen tuaj President i Republikës së Shqipërisë, së bashku me urimet më të mira për sukses në këtë detyrë.

Jam e bindur se gjatë mandati tuaj do të kemi mundësi të zhvillojmë edhe më tej marrëdhëniet e shkëlqyera të miqësisë dhe të bashkëpunimit mes popujve tanë.

Ishte një nder i madh për mua të vizitoja Shqipërinë tetorin e vitit të kaluar dhe të konstatoja progresin e jashtëzakonshëm të bërë në aspektin ekonomik e social si edhe në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Jam e bindur se në këtë detyrë të lartë, ju do të dini të vini në shërbim të vendit aftësitë dhe përvojën që keni përftuar gjatë këtyre viteve në postet e rëndësishme që keni mbuluar.

Në pritje të një takimi, ju lutem pranoni z. President, vlerësimet dhe konsideratat e mia më të larta.

Laura Boldrini
Kryetarja e Dhomës së Deputetëve të Republikës së Italisë”
Sigal