Një shqiptar në krye të Kuvendit Maqedonas

411
Talat Xhaferri është zgjedhur këtë enjte në postim e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë. Ai u zgjodh në këtë post me votat e deputetëve të LSDM, Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët.
Pas votimit Xhaferi ka bërë betimin, ndërsa deputetët e VMRO kanë bllokuar karrigen e kreut të Kuvendit.
Sipas mediave maqedonase, situata jashtë godinës së parlamentit është mjaft e tensionuar. Protestuesit “Për Maqedoni të Bashkuar” janë mbledhur para saj duke shprehur revoltën e tyre.
Talat Xhaferri është shqiptari i parë në historinë e shtetit Maqedonas që ulet në karrigen e kryeparlamentarit. Me një karrierë të dikurshme ushtarake, që në armatën e ish-Jugosllavisë, 55 – vjeçari Xhaferri ka qenë dhe një drejtues i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare gjatë konfliktit të 2001 në këtë vend.
I zgjedhur pesë herë deputet i BDI-së, ai ka mbajtur edhe poste të ndryshme të ekzekutivit maqedonas, përfshirë edhe atë të Ministrit të Mbrojtjes
Sigal