Një ditë pasi përmendi referendumin, Presidenti Meta mesazh të fortë. Ja thirrja që bën

503
Sigal

Një ditë pasi tha se e vetmja mundësi që ka ngelur për të zgjidhur krizën politike në vend është referendumi, Presidenti Ilir Meta ka postuar sot një tjetër thirrje.

Kure i shtetit sot bën thirrje hapur: Koha për referendum të ri

“Sot është dita e Referendumit të tradhtuar. KOHA PËR REFERENDUM TË RI!”, shkruan Presidenti.

Fotot që ka zjgedhur të postojë sot bashkangjitur postimit janë ajo e Kushtetutës së Shqipërisë dhe e tij teksa përshëndet ushtarin e Gardës që punon në Presidencë.

Presidenti Meta teksa nderonte ushtarin e Gardës para prononcimit per mediat, i ka thene atij: ‘Ti do jesh ushtari i dyte ne mbrojtje te Republikes se ushtari i pare do jem une’.