Një ditë pas progres-raportit, Vlahutin: Duhen burime njerëzore të duhura, Vetingu është shumë i rëndesishëm

30

Një ditë pas progres raportit ku Komisioni Europian rekomandoi hapjen e negociatave për Shqipërinë, ambasadorja e BE, Romana Vlahutin thotë se ky rekomandim pozitiv është një objektiv që tregon se ku ndodhet Shqipëria. Në bashkëbisedim me studentët e Shkencave Sociale  tha se miratimi i Vettingut është shumë e rëndësishme dhe duhen burime të duhura njerëzore për tu zbatuar.

Vlahutin: Raporti solli një lajm të mirë për Shqipërinë. Komisioni Europian përcolli rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave.  Raporti është objektiv se ku gjendet Shqipëria. Objektivi ynë i përbashkët është anëtarësimi në BE. Vetingu është i rëndësishëm dhe për zbatimin e tij duhen burime njerëzore të duhura

Do të jetë një process i gjatë, do të ndryshojë mënyra në të sjellurit. BE mund të funksionojë në mënyrë të njëjtë nëse kemi të njëjtat Standarde. Shqipëria duhet të arrijë standard që të bëhet pjese e BE.