Nisin efektet e para të kërkesës së Ramës, jep dorëheqjen drejtoresha e Hipotekës në Tiranë

530
Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama iu dha një dush të akullt drejtuesve të Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme duke iu kërkuar dorëheqjen të gjithëve pa përjashtim e duke i marrë me radhë në analizë rezultatet e institucioneve që drejtojnë.
E tashmë kërkesa e kryeministrit ka nisur të japë efektet. Mësohet se drejtoresha e Hipotekës në Tirana, Lediana Bardhi ka dhënë dorëheqjen.
Tashmë pritet nëse ky largim do të ketë një efekt zinxhir në drejtoritë rajonale në vend, për të cilat Rama tha se kanë një rezultat tepër të dobët.
Sigal