Nisin aplikimet për ekspertët kontabël në KQZ, ja kriteret e pranimit

456
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar sot të gjithë të interesuarit për detyrën e ekspertit kontabël se kanë nisur aplikimet. Në një konferencë para mediave, zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj deklaroi se dorëzimi i kërkesave dhe dokumentacioneve do të vijojë deri në datën 15 korrik.
Këta ekspertë sipas KQZ-së do të këqyrin dhe monitorojnë procesin e financimit të fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 21 qershorit.
“Të ushtrojnë profesionin e tyre për jo më pak se 5 vite, të mos kenë marrë masa disiplinore, vërtetje, të mos kenë qenë i zgjedhur në strukturat e partive poltike në 5 vitet e fundit, apo dhe kandidat i zgjedhur në partitë politike, mos të ketë marrëdhënie krushqie me asnjë nga anëtarët, deri në brezin e katër. 
Do të hidhen shortet, ku do të bëhen zgjedhjet për auditorët që do bëjnë procesin e monitorimit për financimit e fushatës elektorale. Aplikimi do jetë i hapur deri në 15 korrik.”, citohet në njoftimin e KQZ-së.
Sigal