Nishani: Zgjedhjet do të mbahen më 18 Qershor

488
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka folur ditën e sotme për takimin Rama­ Basha, të cilin ka marrë përsipër ta ndermjetësojë. Nishani tha se është në kontakt me Ramën dhe Bashën për takimin. Por ai tha se akoma nuk është caktuar tema e diskutimit dhe kornizat e tij. “Jam në kontakt të vazhdueshëm me ta. Ende nuk kemi përcaktuar temat e diskutimit. Jam i gatshëm të diskutojmë për çdo gjë, për shtyrje zgjedhjesh, për qeveri teknike etj, nëse palët bien dakord”, tha Nishani. Sa i përket 18 qershorit, Nishani tha se teknikisht do të ketë zgjedhje, por këto zgjedhje nuk do të legjitimojnë të gjitha institucionet.
Sipas tij do të mungojë pluralizmi.
Sigal