Nishani: Zgjedhja e Presidentit ishte legjitime

543
Presidenti në detyrë, z. Bujar Nishani në një intervistë në emisionin “Fol me mua” me gazetarin Enkel Demi në Televizionin Publik Shqiptar e cilësoi zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës legjitime dhe konform rregullave kushtetuese.

Sipas Presidentin Nishani, kjo lidhet edhe me urimin që ai i bëri z. Ilir Meta pas zgjedhjes President i Republikës së Shqipërisë ku i gjithë procesi ishte legjitim dhe kushtetues. 

“Ishte një zgjedhje legjitime. Parlamenti shqiptar e kishte të gjithë legjitimitetin për të zgjedhur Presidentin e vendit, siç e zgjodhi. Përderisa ishte një zgjedhje legjitime dhe kushtetuese, unë mendoj se është një kod civil dhe njerëzor i Presidentit të urojë atë që do ta pasojë në detyrë”, – tha z. Nishani.
Sigal