Nishani viziton Bullgarinë, takon homologun Rosen Plevneliev

455
Presidenti i Republikës Bujar Nishani do të jetë këtë të martë në Sofje të Bullgarisë, ku do të takohet me homologun e tij Rosen Plevneliev. Bashkëpunimi në sferat e tregtisë, ekonomisë, kulturës, integrimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian dhe kriza e emgirantëve në Europë do të jenë në fokus të takimit dy palësh.
Nishani ka shkuar në Bullgari me ftesë të homologut Plevneliev. Sipas radios nacionale bullgare, takimi dy-ditor do të përqëndrohet në bashkëpunimin bilateral dhe rajonal.
Gjatë qëndrimit të tij në Bullgari, Nishani është takuar me kryeministrin Boyko Borisov dhe Kryetarin e parlamentit Tsetska Tsacheva.
Ndërsa të mërkurën, në orën 09.30 të mëngjesit Nishani do të marrë pjesë në forumin e biznesit Bullgari-Shqipëri, që do të mbahet në Dhomën Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë. 
Sigal