Nishani uron në telefon Thaçin: Suksese në rrugën e Integrimit

510
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Republikës së Kosovës, Sh.T.Z. Hashim Thaçi dhe Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Sh.T.Z. Isa Mustafa, ku i ka uruar për vendimin e sotëm të Komisionit Evropian që vendosi propozimin për liberalizimin e vizave për shtetasit kosovarë në hapësirën ‘Shengen’. Presidenti Nishani uroi homologun Thaçi dhe Kryeministrin Mustafa për suksese të tjera të mëtejshme të Kosovës në rrugën e integrimit dhe anëtarësimeve në institucione dhe organizata ndërkombëtare.”
Sigal