Nishani të enjten takim me Metën në fokus Guvernatori i ri i BSH

492
Sigal

TIRANE – Presidenti i Republikës Bujar Nishani do të takohet të enjten me kreun e Kuvendit Ilir Meta. Takimi mes tyre do të zhvillohet në orën 09:00 në ambientet e Presidencës, me ftesë të kreut të shtetit Nishani.

Konfirmimin për këtë takim e ka bërë vetë kryeparlamentari Meta në përfundim të konferencës rajonale “Bashkëpunimi Rajonal Kriter për Rritje Ekonomike, Stabilitet dhe Integrim per Ballkanin Perendimor”.

“Është një kërkesë për takim. Kam një ftesë nga presidenti dhe do të jem atje patjetër. Pas takimit mund të them dhe arsyen” u shpreh Meta

Edhe pse nuk ka ende një deklaratë zyrtare mendohet se në qendër të takimit të jetë çështja e Bankës së Shqipërisë, dhe më konkretisht zgjedhja e Guvernatorit të ri.

E përsëritur edhe më parë, të dyja palët, si mazhoranca ashtu edhe Presidenti kanë shprehur vullnetin e përbashkët për një emër konsensual që do të zëvendësojë ish-guvernatorin Ardian Fullani.
 
Javën e kaluar edhe kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim për rreth 45 minuta në Presidencë me kreun e shtetit Nishani, ku në fokus ishte çështja e Bankës së Shqipërisë – See more at: http://www.shqiptarja.com/home/1/nishani-t–enjten-takim-me-met-n-n–fokus-guvernatori-i-ri-i-bsh-250193.html#sthash.vCe9vBKX.dpuf