Nishani takon përfaqësues të industrisë së riciklimit

433
Sigal

Kur kanë mbetur pak ditë nga shprehja me dekret e kreut të shtetit për ligjin që lejon importin e mbetjeve, përfaqësues të industrisë të riciklimit dhe anëtarë të shoqatës së ricikluesve i kërkuan Presidentit Bujar Nishani ta dekretojë ligjin. Në një takim që patën me kreun e shtetit, ata parashtruan argumentet dhe pozicionin e tyre mbi efektet negative që mund të ketë mosdekretimi i ligjit nga ana e Presidentit. Sipas ricikluesve, duke lënë mënjanë dezinformimet dhe tentativat për përdorim politik, qëllimi dhe interesi i industrisë të riciklimit në vend nuk është thjesht aspekti ekonomik dhe zhvillimor, por edhe ai i ruajtjes së mjedisit. Presidenti Nishani vuri në dukje se ka shumë nevojë, që për çështje të tilla të ndjeshme që përfshijnë shumë dimensione si ato të biznesit, ekonomik, strukturor, e mjedisor zëri i aktorëve të ndryshëm të përfshirë të jetë më i fuqishëm.