Nishani takon Glover, diskutojnë mbi mbarëvajtjen e zgjedhjeve

154
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti ditën e sotme në një takim, kreun e misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR-it, Audrey Glover-in, i cili vjen për zgjedhjet vendore në Shqipëri.

Siç njofton edhe Presidenca, në qendër të këtij takimi kanë qenë diskutimet për çështjen e reformës së re territoriale-administrative. Po kështu, Glover dhe Nishani diskutuan edhe për mbarëvajtjen e zgjedhje lokale të 21 qershorit.