Nishani takon deputeten shqiptare të Kroacisë, Ermira Lekaj-Përlaskaj

478
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, priti sot në mesditë dhe zhvilloi një takim me Deputeten shqiptare të Parlamentit të Kroacisë, Ermina Lekaj-Përlaskaj. Gjatë takimit mes Kreut të Shtetit dhe deputetes shqiptare në Parlamentin kroat u diskutua mes të tjerash, rreth situatës së shqiptarëve në Kroaci, si dhe mbi mundësitë e bashkëpunimit sa më të mirë në aspektin kulturor, ekonomik, turizëm si dhe në fushat e tjera të jetës mes dy vendeve dhe popujve tanë.
Sigal