Nishani takim lamtumire me Arvizu ‘Do mbeteni mik i mirë i shqiptarëve’

438
Sigal

Presidenti Bujar Nishani ka pritur në një takim lamtumire Ambasadorin e ShBA-ve në Tiranë, Alexandër Arvizu.

Presidenti i Republikës shprehu në emrin e tij dhe të institucioneve shqiptare falënderimet dhe mirënjohjen për kontributin e dhënë nga ambasadori Arvizu gjatë viteve që shërbeu në Shqipëri për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Presidenti i Republikës i uroi Ambasadorit Arvizu suksese të mëtejshme në karrierën e tij diplomatike dhe detyrat e tij të ardhshme, duke e siguruar se ai do të mbetet një mik i mirë i Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Donald Lu është ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, i cili do të zëvëndësojë Arvizunë