Nishani shpall kandidatët,15 emra për dy anëtarë në Gjykatën e Lartë

447
TIRANE – Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani ka shpallur listën e 15 konkurrentëve për vendet e mbetura bosh në Gjykatën e Lartë për dy anëtarë.
Në njoftimin zyrtar të Presidencës, thuhet se 15 kandidatët e ardhur nga radhët e gjyqësorit dhe juristëve plotësojnë kushtet ligjore të përcaktuara për tu zgjedhur si anëtarë të Gjykatës së Lartë.
Njoftimi i presidences dhe lista e 15 kandidateve
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani në zbatim të ligjit Nr. 8588, datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, pas realizimit të procesit të njoftimit publik për vijimin e procedurave ligjore për emërimin e dy anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, si dhe pas përfundimit të afatit për shqyrtimin e dokumentacionit të çdo konkurruesi për anëtar të Gjykatës së Lartë, shpall kandidatët, të cilët plotësojnë kushtet ligjore të përcaktuara në ligjin e lartpërmendur.
Lista e konkurruesve që plotësojnë kushtet ligjore si kandidatë për anëtar të Gjykatës së Lartë:
Kandidatë që vijnë nga radhët e Gjyqësorit:
1. Anila Kristani 
2. Artur Malaj
3. Astrit Kalaja
4. Bledar Abdullai 
5. Dhurata Bilo 
6. Luan Hasneziri 
7. Rexhep Bekteshi 
Kandidatë që vijnë nga radhët e juristëve:
1. Ervin Pupe
2. Fatmira Luli
3. Gezim Allaraj
4. Gjet Kola
5. Ilir Panda
6. Luan Daci 
7. Natasha Mulaj
8.Sokol Sadhushi 
Sigal