Nishani: Reforma në drejtësi të ketë gjithëpërfshirje, transparencë dhe konsensus

470
Presidenti i Republikës, njëkohësisht dhe Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Bujar Nishani mori pjesë sot në Mbledhjen e Dytë të Komitetit të Aktorëve të Interesuar, EURALIUS IV me temë: “Konsolidimi Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri”. Në këtë Mbledhje, Nishani në fjalën e tij u shpreh se në progres-raportin më të fundit të Bashkimit Evropian për Shqipërinë, është kërkuar që Shqipëria duhet t’i vihet fuqishëm reformës në drejtësi, përmes bashkëpunimit konstruktiv me të gjithë grupet e interesit.
“Ky projekt ka si objektiv kryesor fuqizimin e pavarësisë, transparencës, eficencës, llogaridhënies dhe besimit publik në sistemin shqiptar të drejtësisë në pajtim me të drejtën dhe praktikat më të mira të Bashkimit Evropian. Një nga detyrimet kryesore të Shqipërisë në kuadër të zbatimit të MSA-së dhe të anëtarësimit në Bashkimit Evropian është përparimi në drejtim të reformës në drejtësi dhe luftës ndaj korrupsionit. Në progres-raportin më të fundit të Bashkimit Evropian për Shqipërinë, është kërkuar që Shqipëria duhet t’i vihet fuqishëm reformës në drejtësi, përmes bashkëpunimit konstruktiv me të gjithë grupet e interesit dhe angazhimit të vazhdueshëm me Komisionin e Venecias, në drejtim të miratimit të ndryshimeve kushtetuese dhe legjislacionit që garanton pavarësinë, llogaridhënien dhe eficencën e sistemit të drejtësisë. 
Në datën 6 tetor 2015, para se të publikohej progres-raporti më i fundit për Shqipërinë, duke pasur në konsideratë kërkesat e Bashkimit Evropian, në rolin e Presidentit të Republikës dhe në të njëjtën kohë të Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, u bëra thirrje të gjitha palëve politike dhe aktorëve të drejtësisë që të angazhoheshin të gjithë së bashku në një proces të reformimit tërësor dhe jo fragmentar të sistemit të drejtësisë, duke shmangur kthimin prapa në praktikat e cenimit të ndarjes së pushteteve, dhe me synim ndërtimin mbi progresin e arritur deri tani, në përqasje me modelet dhe praktikat më të mira evropiane. Me keqardhje kam vërejtur se tryezat e mëpasme nuk kanë qenë ngushtësisht tematike dhe gjerësisht përfshirëse. Ato kanë qenë tryeza formale, ku palët politike, aktorët e drejtësisë dhe të gjithë pjesëmarrësit e tjerë nuk kanë pasur mundësinë të japin mendimet konkrete, për të vendosur në lidhje me prioritet, në mënyrë që të hartoheshin objektivat përkatëse për çdo prioritet dhe për të vazhduar më tej me zbërthimin e tyre në masa konkrete ligjore dhe nënligjore. 
Reforma në Drejtësi është për Shqipërinë dhe shqiptarët, prandaj duhet të jetë tërësore, të ketë gjithëpërfshirje, transparencë dhe konsensus, dhe është shumë e rëndësishme që të ketë përqasje me modelet më të mira evropiane dhe standardet e Bashkimit Evropian, prandaj nevojitet që Misioni EURALIUS dhe Komisioni i Venecias të marrin një rol të rëndësishëm në fazat e mëtejshme të këtij procesi. Duke e falënderuar në mënyrë të veçantë Doktor Deville-n dhe ekipin e tij për rolin kyç deri më sot në procesin e reformimit të drejtësisë shqiptare, dhe duke e siguruar sërish për mbështetje të plotë në realizimin e plotë të qëllimit të përbashkët, ju uroj punë të mbarë! Ju faleminderit”, u shpreh Nishani.
Sigal

Presidenca-Presidenti Nishani: Reforma në drejtësi është për Shqipërinë dhe shqiptar

Presidenti i Republikës, njëkohësisht dhe Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Sh.T.Z. Bujar Nishani mori pjesë sot në Mbledhjen e Dytë të Komitetit të Aktorëve të Interesuar, EURALIUS IV me temë: “Konsolidimi Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri”. Në këtë Mbledhje, e cila u drejtua nga Shefi i Misionit të EURALIUS, Dr. Rainer Deville, ishin gjithashtu të pranishëm; Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin; Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço; Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, Kryetari i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Fatmir Xhafaj; Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori; Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla; deputetët Eduard Halimi dhe Oerd Bylykbashi, ekspertë ligjorë vendas dhe të huaj si dhe përfaqësues të sistemit të drejtësisë dhe të grupeve të interesit lidhur me njërën prej reformave më jetike për vendin.
Fjala e plotë e Presidentit të Republikës gjatë kësaj Mbledhjeje:
“Në nëntor të vitit të shkuar mirëprita çeljen e projektit të katërt për Konsolidimin e Sistemit Gjyqësor në Shqipëri, të njohur si EURALIUS IV, i cili është projektuar për dhënien e asistencës teknike të Bashkimit Evropian, në mbështetje të institucioneve kryesore shqiptare të drejtësisë me qëllim përafrimin e funksionimit të tyre sipas standardeve të Bashkimit Evropian. Ky projekt ka si objektiv kryesor fuqizimin e pavarësisë, transparencës, eficencës, llogaridhënies dhe besimit publik në sistemin shqiptar të drejtësisë në pajtim me të drejtën dhe praktikat më të mira të Bashkimit Evropian. Një nga detyrimet kryesore të Shqipërisë në kuadër të zbatimit të MSA-së dhe të anëtarësimit në Bashkimit Evropian është përparimi në drejtim të reformës në drejtësi dhe luftës ndaj korrupsionit. Në progres-raportin më të fundit të Bashkimit Evropian për Shqipërinë, është kërkuar që Shqipëria duhet t’i vihet fuqishëm reformës në drejtësi, përmes bashkëpunimit konstruktiv me të gjithë grupet e interesit dhe angazhimit të vazhdueshëm me Komisionin e Venecias, në drejtim të miratimit të ndryshimeve kushtetuese dhe legjislacionit që garanton pavarësinë, llogaridhënien dhe eficencën e sistemit të drejtësisë.
Në datën 6 tetor 2015, para se të publikohej progres-raporti më i fundit për Shqipërinë, duke pasur në konsideratë kërkesat e Bashkimit Evropian, në rolin e Presidentit të Republikës dhe në të njëjtën kohë të Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, u bëra thirrje të gjitha palëve politike dhe aktorëve të drejtësisë që të angazhoheshin të gjithë së bashku në një proces të reformimit tërësor dhe jo fragmentar të sistemit të drejtësisë, duke shmangur kthimin prapa në praktikat e cenimit të ndarjes së pushteteve, dhe me synim ndërtimin mbi progresin e arritur deri tani, në përqasje me modelet dhe praktikat më të mira evropiane.
Me keqardhje kam vërejtur se tryezat e mëpasme nuk kanë qenë ngushtësisht tematike dhe gjerësisht përfshirëse. Ato kanë qenë tryeza formale, ku palët politike, aktorët e drejtësisë dhe të gjithë pjesëmarrësit e tjerë nuk kanë pasur mundësinë të japin mendimet konkrete, për të vendosur në lidhje me prioritet, në mënyrë që të hartoheshin objektivat përkatëse për çdo prioritet dhe për të vazhduar më tej me zbërthimin e tyre në masa konkrete ligjore dhe nënligjore. Kam konstatuar me keqardhje që reforma po zhvillohet në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca, pa përfshirjen e opozitës. Kam bërë thirrje që palët politike të gjejnë gjuhën e përbashkët përmes dialogut politik dhe të orientohen në realizimin e kësaj reforme të rëndësishme, e cila medoemos duhet të jetë konsensuale.
Jam vënë në dijeni që me vendimin nr. 96 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë është ngritur një Komision i Posaçëm Parlamentar ‘Për Reformën në Sistemin e Drejtësisë’, me përbërje nga forca të ndryshme politike, që do të zhvillonte veprimtarinë e tij në 6 muaj. Ky Komision asistohet nga një grup ekspertësh vendas dhe ndërkombëtarë dhe që në mbështetje të Komisionit dhe grupit të ekspertëve është ngritur një Sekretariat, në të cilin sipas kërkesës së Komisionit të Posaçëm edhe Institucioni i Presidentit të Republikës ka dërguar përfaqësuesin e vet, por që nuk rezulton të jetë ftuar ndonjëherë. Jam vënë në dijeni në lidhje me përbërjen e këtij Komisioni, të grupit të ekspertëve dhe të faktit që opozita e ka bojkotuar pjesëmarrjen në këtë Komision pasi nuk është dakordësuar me përbërjen dhe mënyrën e organizimit të punës nga ana e Komisionit.
E kam vlerësuar dhe e vlerësoj asistencën e dhënë nga BE-ja në fushën e drejtësisë, përmes projektit EURALIUS IV. Në ditën e prezantimit të projektit EURALIUS IV, shpreha bindjen se ekspertiza e ofruar nga Bashkimi Evropian përmes këtij projekti do të shërbente si një katalizator i fuqishëm dhe efikas i përpjekjeve serioze për reformimin e sistemit gjyqësor shqiptar. Kam kërkuar që kjo reformë të jetë transparente dhe gjithëpërfshirëse, duke u konsultuar në mënyrë të vazhdueshme me Komisionin e Venecias, por nga ana tjetër kam kërkuar që medoemos të shmangen fragmentarizmat dhe formalizmat siç rezulton të ketë ndodhur deri më tani.
Më lejoni të shpreh rezervat e mia, që pavarësisht kritikave të Bashkimit Evropian, përmes progres raportit më të fundit në drejtim ‘miratimit të ligjeve në mënyrë të përshpejtuar, pa një proces gjithëpërfshirës dhe tërësor reformash bazuar në konsultime të gjera dhe nën orientimin e Komisionit të Venecias’, vazhdohet me praktika të tilla që të miratohen ndryshime ligjore të përshpejtuara pa u konsultuar me Komisionin e Venecias, sikur rasti i ndryshimeve ligjore në lidhje me Gjykatën e Lartë. Kjo nismë erdhi në një kohë që Gjykata e Lartë është pjesë e paketës të reformës në drejtësi dhe në një kohë kur Kuvendi pretendonte që në 6 muaj Komisioni i Posaçëm të kishte përfunduar punën e tij në drejtim të: (i) analizimit të gjendjes aktuale të sistemit të drejtësisë (ii) hartimit të dokumentit strategjik për objektivat e reformës në drejtësi si dhe (iii) propozimin e një pakete ligjesh, përfshirë edhe ndryshimet kushtetuese.
Sot pas 6 muajve, me keqardhje vërej se me shpejtësi të madhe realizohen 6 tryeza, ku rezulton që të jetë ezauruar vetëm faza e parë sa i takon analizës së gjendjes aktuale të sistemit të drejtësisë, gjetje të cilat do të shërbejnë për të kaluar në fazën e dytë, të hartimit të dokumentit strategjik për objektivat e reformës në drejtësi. Në këto kushte, duket se ky Komision i Posaçëm, do të marrë më shumë kohë për të realizuar në mënyrë të plotë funksionet e tij, gjë e cila do të përzgjasë edhe afatet kohore për realizimin e reformës në drejtësi. Këtu duhet marrë në konsideratë se reforma në drejtësi kërkon ndryshime kushtetuese, të cilat medoemos duhet të shoqërohen edhe me konsensusin e opozitës.
Duke vlerësuar së tepërmi kontributin e Misionit EURALIUS IV në bashkë-drejtimin e 6 tryezave të organizuara së fundi, me keqardhje vërej se ndryshe nga sa përcaktohet në pikën X të Vendimit të Kuvendit të Shqipërisë nr. 96/2014, këto tryeza nuk janë organizuar nën kujdesin e Presidentit të Republikës, por Presidenti i Republikës është ftuar të ketë përfaqësinë e tij vetëm në një nga tryezat e fundit të organizuar në datë 18 maj 2015 dhe i është vënë në dispozicion vetëm gjatë tryezës një përmbledhje e pjesës së tretë të materialit të përgatitur nga grupi i ekspertëve “Analiza Kushtetuese mbi Reformën në Drejtësi dhe Analiza Ligjore mbi Reformën e Gjykatës Kushtetuese”. Rezulton se edhe aktorët e tjerë të ftuar për të diskutuar në lidhje me produktin e përgatitur nga ekspertët, të mos jenë vënë në dijeni paraprakisht të materialit përfundimtar. Mendoj se ka kaluar koha e hedhjes në tavolinë në momentin e fundit dhe se praktika të tilla nuk i shërbejnë një procesi transparent, mbi bazën e të cilit duhet të zhvillohet reforma në drejtësi. Duke e quajtur procesin të zvarritur, të vonuar, jo transparent, jo gjithëpërfshirës dhe aspak konsensual në drejtim të realizimit të një reforme kaq të rëndësishme për shqiptarët, por edhe shumë të kërkuar nga Bashkimi Evropian, vazhdoj të theksoj se në këto rrethana angazhimi i Misionit EURALIUS IV përmes ekspertëve të tij në fazat e mëtejshme të procesit është i domosdoshëm. Përveç kësaj, kërkoj që në vijim për realizimin serioz të reformës në drejtësi të ketë një bashkëpunim real, konstruktiv mes të gjitha palëve të interesuara dhe angazhim të vazhdueshëm të Komisionit të Venecias.
Reforma në Drejtësi është për Shqipërinë dhe shqiptarët, prandaj duhet të jetë tërësore, të ketë gjithëpërfshirje, transparencë dhe konsensus, dhe është shumë e rëndësishme që të ketë përqasje me modelet më të mira evropiane dhe standardet e Bashkimit Evropian, prandaj nevojitet që Misioni EURALIUS dhe Komisioni i Venecias të marrin një rol të rëndësishëm në fazat e mëtejshme të këtij procesi.
Duke e falënderuar në mënyrë të veçantë Doktor Deville-n dhe ekipin e tij për rolin kyç deri më sot në procesin e reformimit të drejtësisë shqiptare, dhe duke e siguruar sërish për mbështetje të plotë në realizimin e plotë të qëllimit të përbashkët, ju uroj punë të mbarë! Ju faleminderit!”