Nishani, Reeker: Bashkëpunim me qeverinë, mbrojtës i institucioneve tё pavarura

1387
Sigal

 Presidenti i Republikës, Bujar Nishani u takua dhe zhvilloi njё  bisedё tё hapur me zёvendёs /ndihmёs Sekretarin pёr Çështjet e Europёs dhe Euroazisё, Philip T. Reeker. Nё takim u shkëmbyen mendime pёr situatёn nё Shqipёri dhe vazhdimin e reformave pёr konsolidimin e demokracisё dhe shtetit ligjor, me synim integrimin evropian, ku stacioni i radhës u konsiderua marrja nga Shqipёria kёtё fundvit tё statusit tё vendit kandidat.

Presidenti Nishani e garantoi bashkëbiseduesin në ruajtjen e vizionit të Shqipërisë për reformat dhe procesin e integrimit, politikën rajonale dhe bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara. Zoti Reeker, pasi uroi për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, sipas standardeve evropiane, shprehu mbështetjen e tij për vazhdimin e reformave, procesin e integrimit evropian, konsolidimin e demokracisë dhe shtetit ligjor dhe ruajtjen e pavarësisë se institucioneve kushtetuese.

Presidenti  Nishani  takon Kongresmenin Mark Gjonaj

 Nё vijim tё vizitёs nё SHBA, Presidenti Nishani takoi kongresmenin shqiptaro-amerikan tё Asamblesё sё New York-ut, Mark Gjonaj, me të cilin zhvilloi një bisedë vëllazërore. Presidenti Nishani e uroi pёrzemёrsisht zotin Gjonaj pёr suksesin e tij personal dhe shprehu bindjen se ai do t`i shërbejë me profesionalizëm dhe përkushtim popullit amerikan që e ka zgjedhur, shqiptarëve të New York-ut, që e mbështetën dhe forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. Zoti Gjonaj, pasi shprehu kёnaqёsinё dhe falënderoi Presidentin pёr praninë në mesin e shqiptarëve të Amerikës dhe mesazhet e tij bashkuese të dhëna gjatë kësaj vizite, shprehu gjithashtu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e Qendrës Kulturore Shqiptare nё New York, e cila ka gjeneruar entuziazëm dhe ka gjetur mbështetje me veprime konkrete nga shqiptarët e kёtushёm.