Nishani: Meta do të jetë president i balanceve politike

579
Presideni Bujar Nishani interviste me gazetari Berat Buzhala per Exspress.
z.Meta u zgjodh pa pjesëmarrjen e opozitës, ajo legale është sepse votat ishin..

Nishani: Është legale, patjetër…
Berati: A është legjitime?
Nishani: Është legjitime, patjetër, sepse kushtetuta parashikon mënyrën e zgjedhjes së presidentit, raunde të caktuara dhe me numër votash të caktuara dhe jo domosdoshmërish me pjesëmarrje të opozitës.
Unë kur u zgjodha president, patjetër se do ta kisha kënaqësinë që të ishin edhe opozita, e cila nuk ishte në atë kohë. Në çdo rast, unë mendoj se pjesëmarrja e opozitës në zgjedhjen e kreut të shtetit është, jo legjitimet, por të themi, i jep kredibilitet imazh të shtetit – vendit. Kjo është bërë një kulturë politike, tashmë, e përsëritur, jo aq shumë për kundërvënie ndaj kandidatit se sa për objektivat politikë të palëve në moment. Kështu që, ndoshta ka ardhur koha që kjo të shikohet në këtë kontekst dhe për ta shmangur këtë, duhet vajtur drejt zgjedhjes së presidentit të Shqipërisë me votat e popullit.
Berati: Me kalimin e kohës, opozita e cila u kthye në mazhorancë e pranoi zgjedhjen tuaj.. A do ta pranojë PD Metën president? Pra, a do të jetë Meta president i unitetit?
Nishani: Ajo varet nga dy gjëra në gjykimin tim. Së pari, varet nga qëndrimi politik i opozitës dhe i Partisë Demokratike, të cilën unë nuk marrë përsipër të them se cili do të jetë. Ajo i takon kreut të PD’së, i takon institucioneve të PD’së. Dhe e dyta, do të varët nga sjellja institucionale e Presidentit të zgjedhur, z. Meta. 
Unë besojë se kjo e dyta do të jetë… kam një parashikim pozitiv; z. Meta ka një eksperiencë të gjatë politike dhe në eksperiencën e tij të gjatë politike, në shumicën e aktivitetit të tij politik, ka treguar se është njëri që është i qasur nga ekuilibrat, është i qasur nga paqësimi, kështu që besoj se edhe në pozicionin e presidentit, Z. Meta do të jetë një figurë e cila, edhe për shkak të kësaj dialektike politike që ka ai në politikën shqiptare dhe institucione, do të vazhdojë ta ofrojë këtë. Varet pastaj edhe se cilat do të jenë rrethanat politike. Ka shumë rëndësi së si do të jetë situata pas 18 qershorit…
Sigal