Nishani mesazh urimi Presidentit Mattarella: Uroj t’ju takoj së shpejti

530
Sigal

Presidenti Bujar Nishani, ka uruar Presidentin e Ri Italian, Sergio Mattarella. Përmes një letre urimi, Nishani ka shprehur besimin se lidhjet historike mes dy vendeve do të vijojnë të forcohen edhe nën mandatin e Mattarellë-s si President i italianëve.
 
Presidenti Nishani shpreh dëshirën për tu takuar në një kohë sa më të afërt me homologun e tij Italian duke shtuar se marrëdhëniet mes dy vendeve do të mbeten strategjike dhe jetëgjata.
 
Presidenti i ri Italian Sergio Mattarella u zgjodh në këtë post të shtunën, më datën 31 janar.