Nishani mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

441
Presidenti i Republikës Bujar Nishani do të mbledhë sot në orën 12:00, Këshillin e Sigurisë Kombëtare për çështjen e Klemend Balilit. Kjo mbledhje u iniciua me kërkesën e kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, i cili i kërkoi Nishanit nëpërmjet një letre të hapur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë. Mësohet se në këtë mbledhje nuk do të jetë i pranishëm Kryeministri Edi Rama, i cili kërkoi që të përfaqësohej nga Zv.Kryeministri Niko Peleshi, por kërkesa e tij nuk u pranua nga Presidenti.
Presidenca e vlerësoi kërkesën serioze, pasi ajo paraqitej nga Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, si dhe për shkak të problematikave që parashtrohen, të cilat kanë të bëjnë me rrezikshmërinë e lartë shoqërore të shtetasit Klement Balili, përcjellë nga organet kompetente shqiptare apo ndërkombëtare, si dhe me shqetësimin e partnerëve në SHBA dhe ndërkombëtarëve të tjerë, të cilët paraqesin rezerva në drejtim të punës së organeve përgjegjëse për shkak të mosndalimit të tij në kohë.
Sigal