Nishani “mbështet” Vasilin për Bordin

389
Presidenti i vendit, Bujar Nishani i është përgjigjur letrës që ministri i drejtësisë, Petrit Vasili i dërgoi atij, kryeparlamentarit dhe kryeministrit Rama për problemin e bordit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
Sipas publikimit të “Panorama” i pari i shtetit i ka dërguar sot kryeparlamentarit Meta dhe krerëve të grupeve parlamentare.
Me letër zyrtare, Nishani i ka dhënë të drejtë shqetësimit të ministrit Vasili. Sipas Nishanit “asnjë institucion apo strukturë jashtë kësaj kornize ligjore, nuk do të mund të merrte atributet e një strukture të mirëpërcaktuar në Kushtetutë”.
Sigal