Nishani: Kryesimi i SEECP nga pala shqiptare dëshmoi vullnetin për fqinjësi të mirë

52
Ka përfunduar punimet në Tiranë Samiti i Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Juglindore (SEECP), që shënoi dhe përmbylljen e kryesimit nga Shqipëria të kësaj organizate. Në një konferencë për shtyp në fund të Samitit, Presidenti Bujar Nishani vlerësoi arritjet e palës shqiptare në kryesimin e kësaj organizate rajonale, ndërsa tha se deklarata e përbashkët dëshmon vullnetin e tyre për bashkëpunim rajonal dhe nxitjen e fqinjësisë së mirë.
“Gjatë kryesisë shqiptare të SEECP-së, u organizuan një numër i konsiderueshëm aktivitetesh dhe u miratuan dokumente të rëndësishme që prekin çështje thelbësore, siç është sfida e përbashkët kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, apo bashkëpunimi mes të rinjve, që synojnë mirëkuptimin dhe afrimin më të madh mes vendeve tona. Në fokus të kryesisë së radhës së Shqipërisë ka qënë mirëqeverisja, zhvillimi infrastrukturor dhe energjitik i rajonit, të cilat janë përcaktuar qartë si prioritete të secilit vend dhe të rajonit së bashku”, u shpreh Nishani. 
Nga ana e tij kryeministri rumun Ponta, ishte i mendimit për një rol më të përkushtuar në zhvillimin e rajonit, ndërsa theksoi se paqja, dialogu dhe qëndrueshmëria janë thelbësorë për rajonin. “Fatkeqësisht Evropa dhe disa rajone të tjera janë përfshirë në konflikte të rëndësishme këtu e kam fjalën për Ukrainën Lindore e Lindjen e Mesme, prandaj duhet të kemi qëndrueshmëri dhe të jemi një rajon solidar.