Sipas Presidencës, afati për të paraqitur kërkesat fillon ditën e premte, datë 11 tetor 2013 dhe përfundon ditën e hënë, datë 21 tetor 2013. “Me hyrjen në fuqi të Ligjit nr. 151/2013 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin Nr. 8588, datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, Gjykata e Lartë përbëhet nga 19 gjyqtarë. Në zbatim të neneve 1, 2, 3 dhe 4 të ligjit të lartpërmendur, Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Bujar Nishani, shpall fillimin e procedurave ligjore për emërimin e dy anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë”- thuhet ne njoftimin për media. Të gjithë të interesuarit, të cilët plotësojnë kriteret e parashikuara nga ligji, duhet të dorëzojnë në Institucionin e Presidentit të Republikës dokumentacionin si më poshtë vijon:
1- Kërkesë me shkrim
2- Fotokopje të dëshmisë së arsimit të lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë (e noterizuar)
3- Përmbledhje të karrierës profesionale
4- Fotokopje të dokumentit të identifikimit (e noterizuar)