Nishani: Ka gjyqtarë që s’kanë lidhje me sistemin e drejtësisë

437
“Reforma në drejtësi duhet të jetë gjithëpërfshirëse”. Ky ishte mesazhi që përcolli Presidenti Bujar Nishani, gjatë një takim me studentët e fakultetit të Drejtësisë. Në deklaratën e tij me fjalën gjithëpërfshirëse, Nishani theksoi se është pranimi i mendimit të botës akademike.
Presidenti, njëherazi edhe kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë pranoi se, “Në Shqipëri ka edhe gjyqtarë që nuk kanë lidhje me sistemin, të cilët kanë arritur të depërtojnë në forma të ndryshme”. Presidenti theksoi se e sheh si të domosdoshme reformën në drejtësi, për të cilën tha se është “çatia dhe ngrehina e shtëpisë”. Kritikat e Nishanit nuk munguan as për Prokurorinë, duke u shprehur se, “ka prokurorë që nuk bazohen tek oficeri i policisë gjyqësore”
Sigal