Nishani i shpreh ngushëllimet homologut italian për viktimat e tërmetit

50
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i ka dërguar sot një mesazh ngushëllimi Presidentit të Republikës Italiane, Sergio Mattarella për humbjen e jetëve njerëzore, si dhe dëmet e mëdha materiale të shkaktuara nga tërmeti i fuqishëm që goditi sot disa qytete të Italisë qendrore.
“I nderuar Zoti President,
Jam shumë i trishtuar për humbjen e jetëve njerëzore, si dhe dëmet e mëdha materiale të shkaktuara nga tërmeti i fuqishëm që goditi sot disa qytete të Italisë qendrore. Me hidhërim të thellë i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve të viktimave dhe ju siguroj se në këto momente të vështira dhe dhimbje, unë dhe populli shqiptar jemi me familjet e prekura nga tërmeti, me ju dhe popullin mik italian. Lutem e shpresoj që nën rrënojat e godinave të shembura të mos ketë më viktima të tjera, ndërsa të lënduarve i uroj shërim sa më të shpejtë.” – përfundon mesazhi i Presidentit Nishani.