Nishani dekreton Fatos Rekën në Maqedoni

494
Presdenti Bujar Nishani ka dekretuar paraditen e sotme Fatos Rekën në Repiblikën e Maqedonisë, pas trazirave te shenuara disa dite me par ne Kumanove. Ministria e Jashtme shpjegon se ky është një precedent i rrallë për diplomacinë shqiptare, ku përballë gjendet edhe situata e tensionuar
Te tjera burime shpjegojnë se me dekretimin e zotit Reka në ambasadën shqiptare në Maqedoni, nuk shtyhet vajtja e të ngarkuarit me punë Bashkim Ramës. Në këto kushte vendi ynë edhe për disa muaj nuk do të ketë një ambasador në Maqedoni, pasi Ministria e Jashtme ka vendosur që ditën e premte (15 Maj) të dërgojë për disa muaj të ngarkuarin me punë, parashikuar për të shkuar këtë të enjte, por që u shty pas dekretit të menjëhershëm që nxorri Nishani.
Burime nga Ministria e Jashtme thanë për se nuk kundërshtojnë të dekretuarin e Presidentit, por se deri në përmbyllje të të gjitha procedurave për ambasadorin, do të nisin në Maqedoni Bashkim Ramën, nisur nga situata e tensionuar në Maqedoni.
Sigal