Nishani dekreton 4 ambasadorë, ja lëvizjet në diplomaci

441
Kreu i Shtetit ka dekretuar sot disa ambasadorë, ndërsa disa të tjerë lirohen nga detyra pasi u ka mbaruar mandati. Mes të larguarve është ambasadori ynë në Itali, Neritan Ceka, , i cili dy vjet më parë u përfshi në një konflikt me kryeministrin Rama, gjatë kohës që ai ishte vetëm kryetar i Partisë Socialiste.
Kreu i Shtetit ka hedhur firmën edhe për katër emërime të reja në Kanada, Sllovaki, Hungari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Dekretet
Presidenti Nishani dekreton emërimin e z. Ermal Dredha, ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe, rezident.
Presidenti Nishani dekreton emërimin e z. Arian Spasse, ambasador në Republikën e Hungarisë, rezident.
Presidenti Nishani dekreton emërimin e znj. Enkeleda Mërkuri, ambasadore në Republikën e Sllovakisë, rezidente.
Presidenti Nishani dekreton emërimin e z. Ermal Muça, ambasador në Kanada, rezident.
Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të z. Kujtim Morina, ambasador në Shtetin e Kuvajtit, rezident.
Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të z. Genci Muçaj, ambasador në Republikën e Turqisë, resident si dhe në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën Islamike të Iranit, Republikën e Kirkistanit, Republikën Islamike të Pakistanit dhe në Republikën e Gjeorgjisë, jorezident.
Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të z. Kujtim Xhani, ambasador në Republikën Popullore të Kinës, rezident si dhe në Republikën Popullore të Bangladeshit dhe në Mongoli, jorezident.
Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të z. Neritan Ceka, ambasador në Republikën e Italisë, rezident si dhe në Republikën e Maltës, në Republikën e San Marinos dhe pranë Organizatës Ndërkombëtare të Bujqësisë dhe Ushqimit “FAO”, jorezident.

Ndërkaq, Kreu i Shtetit ka dekretuar edhe disa ligje.
Presidenti Nishani dekreton daljen në rezervë të Gjeneral Major Zyber Fasli Dushkut.
Shpalljen e ligjit nr. 148/2015 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Singaporit për shërbimet ajrore”.
Shpalljen e ligjit nr. 149/2015 “Për ratifikimin e dokumentit ndryshues të marrëveshjes së huas ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Fondit për Zhvillim Abu Dhabi, për financimin e projektit të bulevardit verior dhe të rehabilitimit të Lumit të Tiranës”.
Shpalljen e ligjit nr. 150/2015 “Për ratifikimin e konventës së Këshillit të Europës kundër trafikimit të organeve njerëzore”.
Shpalljen e ligjit nr. 151/2015 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Hungarisë për mbrojtjen shoqërore”.
Shpalljen e ligjit nr. 152/2015 “Për shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”.
Shpalljen e ligjit nr. 153/2015 “Për ratifikimin e dokumenteve ndryshuese, me shkëmbim notash, të marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Mbrojtjes, dhe Qeverisë së Republikës së Italisë, përfaqësuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, për realizimin e programit “Fuqizimi i Qendrës Traumatologjike Kombëtare të Tiranës”, nënshkruar më 12.7.2006”.
Sigal